‘Studio Live’ për zgjedhjet, Elezi: PL s’mund ta luftojë korrupsionin, Berisha-Meta paterica të Ramës! Bala: Berisha ka humbur vota! Basha: Sipas sondazheve, opozita fiton me 65%

7 Janar, 18:37

Si do shkojnë zgjedhjet e 11 Majit 2025, cilat forca do triumfojnë dhe a do të ndikojë puna e SPAK te situata politike këtë vit.

Këto ishin disa nga temat e tjera të diskutuara në panelin e “Studio Live” mbrëmjen e sotme.

Më i ashpër ka qenë ish-kreu i PD, Ibsen Elezi, që teksa quan dyshen Berisha-Meta si “paterica të Ramës”, thekson se të tre kanë aktualisht vetëm hallin të ruajnë pasuritë, lirinë dhe pushtetin. Kjo, pas halleve dhe telasheve që u ka hapur SPAK-u.

“Problemi i përbahkët i kësaj kupole politike, Berisha-Rama-Meta apo dhe Basha, mënyra si e fokusojnë retorikën, që është kundra njëri-tjetrit, por me një kod. I bëhet presion Ramës se ai ka kapur SPAK. Retorika e tyre ka të bëjë për të qenë në politikë, për të qenë faktor në këtë politikë. Psh. Berisha partinë e ka tani me figura që nuk kanë vlerë, por ku edhe ata pritet të goditen nga SPAK. Ka autokraci në atë parti, kanë modelin e autokracisë, vendosin gjithçka vetë. Rama ka ndërtuar kupolë politike dhe ekonomike, ku janë zhytur edhe Berisha e Meta. Por opozita nuk hedh dritë, sepse zbulon dhe veten. Ia kam thënë Berishës që në përballje me të se nuk e lufton dot qeverinë dhe oligarkët se i ke deputetët pjesë. Pastrohen miliarda euro në vit, 3,8 miliardë, janë të ndërtuara marrëdhëniet në kompleksitet, sa paratë e këtyre mund të jenë në bankat e nivelit të dytë. Edhe SPAK nuk e nxjerr dot këtë skemë komplekse”, u shpreh Elezi.