Qarkullonte me armë zjarri me vete, pranga 31-vjeçarit në Tiranë

11 Qershor 2023, 12:48

TIRANË- Një 31-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Në kuadër të operacionit ‘Fast’, u arrestua Edison Ismaili pasi është kapur me armë teksa qarkullonte me makinë në Unazë të Re. Ai akuzohet për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.