Qëllohet me kallash gjatë natës te ‘CFO Pharma’, 30 plumba ‘derdhen’ drejt fasadës së godinës! Autori ikën drejt Kasharit

18 Mars, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2025-03-18 12:17:58

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në drejtim të godinës ‘CFO Pharma’ në aksin Tiranë-Durrës. Autori ka derdhur të paktën 30 plumba kallashi në drejtim të godinës dhe më pas është larguar në drejtim të Kasharit.