Qëlloi me armë në mbledhjen e Rithemelimit në Laç, lirohet nga qelia Van Rica! Gjykata cakton detyrim paraqitje

2 Dhjetor 2022, 13:25 | Përditesimi i fundit: 2022-12-02 16:15:33

Gjykata e Kurbinit cakton masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Van Ricën, pavarëisht se prokuroria kishte kërkuar arrest me burg. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, "Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike” pasi qëlloi me armë zjarri pas konfliktit me nënkryetarin e degës së Rithemelimit Kastriot Marku.