Qendra e Martirëve në Blinisht

30 Nëntor 2020, 10:05

Pelegrinazh në Qendrën e Martirëve Antikoministë Shqiptarë në fshatin Blinisht të Lezhës - kjo është historia që Veri Jug sjell të djelën përmes një reportazhi realizuar në kishën e Martirëve, ideuar dhe ndërtuar nga don Antonio Shiarra, njeriu humanist që ju përkushtua Shqipërisë me punën dhe veprën e tij të paharruar. Para syrit të kameras me rrëfime të pazakonta dhe ekskluzive, shërbestari I kishës Antonio Gjokhila. Viti 2006 si vit I ndërtimit të Qendrës së Martirëve Antikomunistë, Altari I kishës dhe 38 martirët që u lumturuan nga Papa Francesku në vitin 2014. Meshat dhe festimet në kishën e martirëve dhe më pas, disa prej punëve humane të don Antonio Shiarrës. Parcela kushtuar vajzave që nuk pranuan të bien pre e tutorëve në rrugët e Europës dhe shtatoret e dy martirëve, at Daniel Dajanit nga fshati Blinisht dhe don Xhovani Faustit, pushkatuar nga diktatura e egër komuniste. Të djelën, reportazhi Qendra e Martirëve Shqiptarë në Blinisht, me moderatorin e emisioneve Veri Jug dhe gazetarin Agim Pipa.