Qendra për shtresat në nevojë në Durrës, Lezhë e Kurbin: Shërbim për personat me aftësi të kufizuara e të dhunuarat

8 Korrik, 08:45

Shtresat vunerable në qytetin e Durrësit, Lezhës dhe në Kurbinit, do të kenë mundësi të marrin trajtim dhe shërbime të specializuara në tre qendra, të ngritura për të qenë në shërbim të tyre. Investimi i realizuar përmes programit "Fuqizojmë Komunitetin", ju ka ardhur në ndihmë falas deri më tani rreth 950 qytetarëve.