Qendra shëndetësore në Sheq të Dimalit e degraduar, 150 banorë bëjnë 20 km rrugë për një vizitë mjekësore

5 Mars 2022, 22:04

Qendra shëndetësore në Sheq të Dimalit ka degraduar, ndërsa banorët udhëtojnë mbi 20 kilometra për të kryer një vizitë mjekësore apo injeksione. Mungesa e këtij shërbimi jetik si dhe infrastruktura është një problem shqetësues për 150 banorët e kësaj zone.