Qendrat shëndetësore në vend nuk ofrojnë gjithmonë kushtet dhe standardet e duhura për qytetarët. Sot ndodhemi në qendrën shëndetësore Paskuqan 2 për të treguar kushtet. Që në ambientet e jashtme, duket qartë prezenca e lagështirës në fasadë. Situata në brendësi të kësaj qendre shëndetësore është edhe më e keqe. Suvatë janë të dëmtuara, e po ashtu edhe dyshemeja.
Në godinën dykatëshe janë 2 tualete, njëra prej të cilave ka nevojë për zëvendësim total të pajisjeve hidrosanitare dhe aksesorëve përkatës. Nga ana tjetër, në disa ambiente të qendrës shëndetësore “Paskuqan 2” mungon edhe sistemi i ngrohjes dhe kondicionimit. Qytetarët tregojnë se me stafet mjekësore që shërbejnë në këtë qendër janë të kënaqur, por jo me kushtet e saj.
















