Qendrat shëndetësore janë vënë në gatishmëri të plotë pas situatës së krijuar nga përmbytjet në disa zona të vendit. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se deri në këto momente nuk raportohet asnjë person i lënduar, ndërsa ekipet mjekësore po monitorojnë nga afër situatën dhe janë të gatshme të ndërhyjnë menjëherë në rast nevoje. Strukturat e emergjencës vijojnë koordinimin për të garantuar shërbim të pandërprerë për qytetarët.





















