Qendrat Shëndetësore Verore në vend, Rama: Pushues vendas dhe të huaj kanë marrë shërbim mjekësor 24/7 gjatë sezonit turistik

29 Gusht 2025, 10:51 | Përditesimi: 29 Gusht 2025, 10:51

Qendrat shëndetësore verore të ngritura për sezonin turistik janë përballur me një numër të lartë pacientësh thuajse çdo ditë.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një video nga qendra shëndetësore verore në Gjirin e Lalzit. Krah videos së publikuar kreu i qeverisë shprehet se pushues vendas dhe të huaj kanë marrë shërbim mjekësor 24/7.

I.M/Shqiptarja.com