Qeni bllokohet në rrjedhën e Vjosës, pritet ndërhyrja e ekipit të emergjencave

20 Nëntor, 14:32 | Përditesimi: 20 Nëntor, 15:43

Një qen ka mbetur i izoluar në rrjedhën e lumit Vjosë, pas prurjeve të mëdha që kanë rritur nivelin e ujit.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara qeni ndodhet në një zonë mes ujit, ku rryma është e fortë dhe terreni i pakalueshëm.

Pritet ndërhyrja e ekipit të emergjencave për largimin e tij nga kjo zonë.

r.k./Shqiptarja.com