Qentë e rrugës 'pushtojnë' Vlorën, çdo ditë raste në urgjence me kafshime! Bashkia: Na i sjellin me kamionë qytetet e tjera! Së shpejti nis sterilizimi

13 Maj, 16:51

Një ditë më parë një turiste italiane ra pre e sulmit nga qentë e rrugës, të cilët janë shtuar shumë në qytetin bregdetar të Vlorës. Burime nga Urgjenca e Spitalit thanë se ccdo ditë paraqiten me plagë 2 deri në 3 qytetarë. Ndërsa Bashkia e Vlorës thotë se ka miratuar fondin për një shoqatë dhe së shpejti do nisë kastrimi dhe sterlizimi i kafshëve të rrugës.