Qepa e Korçës për eksport, rritet çmimi në tregun vendas! Qytetarët: Shumë shtrenjtë, nuk e blejmë dot

31 Mars 2023, 22:34

Një kilogram qepë në tregun e pakicës po shitet me 170 lek për kg. Një çmim tepër i shtrenjtë për në produkt me përdorim të gjerë në kuzhinë. Qytetarët ankohen se nuk po i përballojnë dot çmimet e larta, ndërsa tregtarët jashtë kamerave thanë se ka mungesë të produktit, ndaj është rritur çmimi nga shumica.