Qershitë e Fierit/ Fermerët e shesin 50 lekë/ kg, në treg përfundojnë pesëfish më lart

25 Maj, 12:08

Drenova dhe Kasnica janë dy fshatra të njohur për plantacionet e qershive por këtë vit prodhimi është i pakët për shkak të kushteve të motit. Një tjetër problem për fermerët është çmimi i ulët. Ata thanë se prodhimin e japin me 50 lekë kilogrami me shumicë ndërkohë që në treg qershitë shiten deri në 250 lekë kilogrami