Qeveria, 30 mln euro kredi emergjente për Albcontrol! Në vështirësi financiare prej ‘Bechettit’?

20 Dhjetor 2023, 15:43

Një kredi prej 3 miliardë lekësh të reja, ose rreth 30 mln euros, është akorduar nga ana e qeverisë për shoqërinë shoqërisë publike të navigimit ajror, Albcontrol.  Kredia është miratuar përmes Aktit të fundit Normativ që ndryshoi buxhetin e shtetit të këtij viti. Huadhënia mendohet se është dhënë pasi shoqëria është në vështirësi financiare pasi llogaritë e saj në Eurocontrol janë bllokuar prej çështjes ‘Becchetti’.