Qeveria akt normativ për bizneset që shkarkojnë ujërat e zeza në det, liqene e lumenj: Impiante brenda 90 ditëve, ose gjobë deri në heqje licence

8 Janar, 16:28

Qeveria ka miratuar një akt normativ me të cilën synon të japë një zgjidhje të shpejtë problematikës së derdhjes së ujrave të ndotur përgjatë vijës bregdetare, liqenore dhe të lumenjëve në të gjithë vendin. Subjektet duhet të instalojnë impiante për trajtimin e ujërave të zeza në të kundërt do të përballen me gjoba të majme deri në 2.6 milionë lekë të reja. Madje dhe heqje licence