Qumështi pluhur që importohet nga jashtë do të taksohet. Propozimi është bërë nga Ministria e Financave dhe është pjesë e paketës fiskale, ku do të ndryshohet ligji për taksat kombëtare. Sipas relacionit të projektligjit qumështi pluhur do të taksohet me qëllim që të nxitet prodhimi vendas.
Konkretisht është propozuar që taksa për importimin apo prodhimin e qumështit pluhur është 100 lekë për kilogram. Mesatarisht Shqipëria konsumon sipas financave 1 mijë tonë qumësht pluhur në vit të marrë nga importi.




















