Qeveria do t’i hapë rrugë importit të mbetjeve nga jashtë, do i përdorë industria (Lista, ende jo publike)

16 Maj, 15:51

Importi i mbetjeve jo të rrezikshme pritet të jetë i lejuar edhe në Shqipëri. Qeveria ka gati draftin e ri për menaxhimin e mbetjeve, ku pjesë e diskutimeve është edhe lejimi i importit të mbetjeve që do të përdoren për lëndë djegëse në industrinë e çimentos, për industrinë prodhuese dhe ricikluese.