TIRANË- Figurat me përvojë politike që do të drejtojnë postet ministrore në mandatin e tretë qeverisës së PS, vlerësohen pozitvisht nga analistët. Për Report Tv, analisti Eduart Zaloshnja shprehet se 3 janë lëvizjet më të rëndësishme politike të kryeminstrit Rama.
Zoloshnja: Për mua 3 emërimet më të rëndësishme politike janë, Arben Ahmetaj të cilit për 8 vite iu deleguan problemet më të rëndësishme, që unë e prisja,i dyti është Damian Gjiknuri i cili zëvendëson Taulant Ballën si sekretar i Përgjithshëm i partisë që është shumë i rëndësishëm dhe Lindita Nikolla në krye të Kuvendit të Shqipërisë.




















