Qeveria ‘harron‘pagat e pedagogëve! Sindikata: Rritni rrogat ose do bojkotohet fillimi i vitit akademik

16 Korrik 2022, 19:45

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka kërkuar rritje pagash për pedagogët, pasi qeveria i ka përjashtuar nga skema e rritjes  me 6 % që u aplikua  vetëm për  punonjësit e Arsimit Parauniversitar. Në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh ata paralajmërojnë bojkot të mësimit vitin e ardhshëm akademik.