Qeveria i hap rrugën dhënies me koncesion të furnizimit me ujë të pijshëm! Ujësjellësit 28.1 mld lekë drita pa paguar deri në qershor

9 Nëntor 2023, 14:53

Kriza financiare dhe zhytja në borxhe që ka përfshirë ujësjellës-kanalizimet, mund të zgjidhet duke i dhënë ato me koncesion. Në një projektligj të hedhur për konsultim publik nga Ministra e Infrastrukturës, alternativa kryesore për të rritur performancën e sektorit dhe shërbimin ndaj qytetarëve, është dhënia e tyre me koncesion.