Qeveria miratoi kthimin e parave profesionistëve të lirë, Ministri Malaj: Ndoqëm rrugën ligjore! Procesi i rimbursimit përfundon më 31 dhjetor 2024

27 Nëntor 2024, 11:13 | Përditesimi: 27 Nëntor 2024, 15:25

Ministri i Financave foli për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave mëngjesin e sotmë në Kryeministri. Malaj dha lajmin se është miratuar kthimi i këstit të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë. Procesi i rimbursimit për profesionistët e lirë pritet të përfundoj më 31 dhjetor 2024.

 

I.M/Shqiptarja.com