Qeveria miraton projektligjin për 'Arbitrazhin', ministri: Ndihmon klimën e biznesit, thithim më shumë investime

20 Prill 2023, 13:31 | Përditesimi i fundit: 2023-04-20 16:15:43

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e ditës së sotme projektligjin për Arbitrazhin. Lajmin e dha në deklaratën për gazetarët ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili tha se projektligji për Arbitrazhin vjen pas një pune disavjeçare të ekspertëve por dhe me mbështetjen e ekspertëve të huaj.