Qeveria ka prekur 5 koncesione në mënyrë që ato para të kalojnë në fondin e përballimit të koronavirusit, por kjo nuk kënaq ende Partinë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se Rama nuk prek koncesionet e veta për të ndihmuar shqiptarët, por ato para i ndan me miqtë e tij. Sipas Bardhit, Rama nuk prek fondet për koncesionet ai nuk i prek dhe në këtë kohë krize të paprecedent mendon të vjedhë shqiptarët.
"Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, por Edi Rama i ka ndarë ato për miqtë e vet. Fondet për koncesionet ai nuk i prek, sepse edhe në këtë kohë krize te paprecedent mendon të vjedhë shqiptarët. Vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës. Prandaj ai nuk i pezullon koncesionet që si hyjnë në punë askujt, sepse ato i hyjnë atij në xhep. Madje ka shpikur arsye për të paguar edhe me shume: plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të. Këto vendime korruptive vrasin njerëz, dhe përpijnë lekët që ju nevojiten shqiptarëve për të mbijetuar krizën nga COVID 19", shkruan Bardhi.Ndërkohë që mbrëmjen e të hënës, ministri Arben Ahmetaj tha për gazetarin Ilir Babaramo se janë prekur 5 koncesione ajo e Check up-it, koncesionet e mbetjeve, koncesionet e dy rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat si dhe koncesioni i laboratorit. (LEXO KËTU)