Shqipëria, ashtu si dhe bota, po përballet me një armik të padukshëm, të paftuar që erdhi dhe në derën e vendit tonë. Në faturën dhe buxhetin e dhënë nga shteti për përballimin e situatës të krijuar nga Covid 19 prej 120 milionë dollarësh, ministri Arben Ahmetaj tha se janë prekur edhe 5 koncesione, ajo e Check up-it, koncesionet e mbetjeve, koncesionet e dy rrugëve Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat si dhe koncesioni i laboratorit. Në një lidhje live në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' në Report Tv, Ahmetaj tha se këto koncesione janë prekur aktualisht, por shpreson shumë që vendi të mos shkojë tek plani B.
Lidhur me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, një kërkesë e vazhdueshme nga opozita, ministri Ahmetaj tha se kjo po diskutohet, por shtoi se masat që shpallja e kësaj gjendje të detyron të marrësh aktualisht janë zbatuar që nga mbyllja e kufijve, mbyllja e një pjese të bizneseve, masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë përmes task forcës, etj.
Kjo pandemi shoqërohet me një pasojë të pashmangshme që është rënia ekonomike që gjatë kësaj kohe do të veprojë si një plagë e hapur në ' trupin 'e Shqipërisë, që rrjedh vazhdimisht gjak. Për përballimin e kësaj situate shtyrja e tatim-fitimit për biznesin e vogël është një nga masat e marra nga qeveria, por kjo nuk mund të ndodh për të gjitha bizneset , pasi sipas Ahmetaj kjo do të krijonte një gropë të madhe ekonomike.
"Kush kërkon të jetojë në kohë lufte si të ishte në paqe është e pamundur", tha Ahmetaj, ndërsa shton se "për muajin mars humbjet llogariten prej 60-70 milionë lekë dhe nëse covid 19 krijon një situatë dhe më dramatike për 4 mujorin e ardhshëm parashikohet një humbje prej 40 miliardë lekë".
Sa biznese ka mbyllur koronavirusi dhe niveli i papunësisë që ka shkaktuar, Ahmetaj tha se "janë gati 31 mijë sipërmarrje të vogla janë mbyllur, bar, restorante. Jemi duke parë mundësinë e një pakete për të furnizuar nevojat bazike me një, dy apo tre muajt që vijnë. Nga shifrat që kemi është goditur rreth 10-12% e punësimit me statistikat e sotme".
I pyetur në lidhje me kompensimin e pagës për punonjësit e papunë për shkak të covid 19, ministri Amhetaj tha se kjo nuk është vendosur ende se si do të kryhet kompensimi pasi janë në diskutime nëse do jepet një pagë minimale, gjysmë page minimale apo një pagë e gjysmë minimale.
Gjatë lidhjes live nuk munguan thirrjet për qytetarët, sidomos për moshën e tretë, ku ministri Ahmetaj u bëri apel familjarëve që të mos i lejojnë pensionistët të dalin nga shtëpia asnjë sekondë. Në lidhje me radhët e gjatë të pazarit gjatë paradites, për Ahmetaj duhet të praktikohet metoda e blerjeve online të gjithë të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë masat, në të kundërt lufta do të bëhet edhe më e ashpër.
Pavarësisht nga situata, ministri Arben Ahmetaj tha se plani i rindërtimit pas tërmetit do të vijojë dhe në 31 dhjetor qytetarët do të futen në shtëpitë e reja. "Asgjë nuk është anuluar, po punojmë me komisionin për 115 mln eurot, një pjesë është arkëtuar. Jemi në diskutime në vazhdimësi me Turqinë, por edhe Bankën Islamike, etj. Plani i rindërtimit vijon, janë hapur dy tendera të mëdhenj, një për 3400 shtëpi dhe mbyllet në mëngjeset e javës që vjen, në datë 28 mbyllet tenderi për 46 shkolla. Në 31 dhjetor ato qytetarë do të futen në shtëpi" tha ai.
Në lidhje me kërkesat e shtypjes së tatim fitimi apo TVSH për të gjitha bizneset, për ministrin Ahmetaj kjo ishte e pamundur, pasi shtetit do i krijohej një gropë e madhe në financat e tij.
"Biznesi i vogël nuk do të paguaj tatim fitimin. Asnjë tatim nuk do të shtyhet përveç asaj të biznesit të vogël. Nëse ne shtyjmë tatim-fitimin vetëm për një muaj humbasim 21-24 miliardë lekë. nëse ne shtyjmë tatim fitim i krijojmë një gropë të madhe financave të shtetit. Jemi në një situatë lufte dhe askush nuk mund të pretendojë të jetojë si të ishte në paqe, kjo është e pamundur. TVSH është rezultat i asaj që t'i ke shitur, as sa ke shitur do paguash, nuk të kërkon kush më shumë. Financa do ja dali dhe në fund të periudhës do të shikoni se e gjithë situata financiare në mbështetje të situatës që është fokusuar në shtëpinë e jetës së njerëzve do ta dalë", tha Ahmetaj.
Ministri Arben Ahmetaj tha se qeveria ka prekur një sërë koncesionesh për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi. Përveç koncesionit të Check up-it, janë prekur edhe koncesionet e mbetjeve, koncesionet e dy rrugëve Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat si dhe koncesioni i laboratorit.
"Nga fondi 120 milionë dollarë anti Covid përfshinë që biznesi i vogël të spostojë takim- fitimin për 6 majorin tjetër, i ka hequr kamatëvonesat familjarëve, ka shkurtuar koncesionet, check up, është pezulluar në gjithë territorin e Shqipërisë për laboratorin dhe ajo që është ndërtuar i vihet në dispozicion Shëndetësisë, janë prekur koncesionet e mbetjeve, janë hequr nga koncesioni i dy rrugëve Milot-Balldre dhe orikum-Dukat, janë prekur këto koncesione dhe shpresoj shumë të mos shkojmë tek plani B", tha Ahmetaj.
Shërbimi online është një mënyrë shumë e mirë për të shmangur radhët në pazar, kontaktet me njerëzit dhe të mos dilni nga shtëpia, tha ministri Ahmetaj duke u bërë thirrje bizneseve që të nisin punë që sot nëse mund të ofrojnë shërbimet e tyre online.
"Qytetarët të përdorin porosinë online për të porositu ushqime dhe medikamente. Mos mbani radhë gjatë paradites. Do i kërkoja sipërmarrjes ta promovonin këtë mënyrë që brenda natës që qytetarët të hyjnë në sajtet e tyre dhe të kenë mundësi të porosisin pa dalë nga shtëpia. Pagesën pastaj le ta vendosin ta bëjnë me kartë apo në dorë kur të vij porosia në shtëpi. Shmangni radhën se janë qendra të përhapjes së virusit", tha Ahmetaj.
Ministri Arben Ahmetaj u shpreh sonte në Report Tv se nuk ka asnjë problem për furnizimin me ushqime dhe nevojat bazike. "Kemi normalitet për furnizuesit e ushqimeve, dhe nuk ka asnjë problem në furnizimin afatgjatë të tregut për të gjitha ushqimet, nga baziket dhe ato përtej shportës. Cdo sipërmarrës në import që dëshiron që të blejë dhe porosisë sasi më të mëdha se normaliteti i tyre ata janë të lirë ta bëjnë dhe në fund të pandemisë nuk do të jenë shitur ne do ia blejmë përmes rezervës së shtetit" tha ai.
Ministri Arben Ahmetaj u shpreh sonte te '5 Pyetjet nga Babaramo' se masat për koronavirusin kanë prekur 31 mijë biznese, që janë mbyllur me vendim qeverie, por që do të ndihmon nga qeveria me paketën që u miratua. "Janë gati 31 mijë sipërmarrje të vogla janë mbyllur, bar, restorante. Jemi duke parë mundësinë e një pakete për të furnizuar nevojat bazike me një, dy apo tre muajt që vijnë. Nga shifrat që kemi është goditur rreth, 10-12% e punësimit me statistikat e sotme, referuar NIPT-eve dhe borderove. Lista shteruese që ne kemi nxjerrë e ndihmon sipërmarrjen që të ketë aktivitet dhe të mos dëmtohet nga urdhrat e ndalimeve në kohë. Në ditët që vijnë kryeministri do të ketë propozimet për avancimin e njërës apo tjetrës për nevojat bazike të atyre që kanë humbur punën. Do të kenë një mbështetje nga fondi prej 6.5 mld i qeverisë, që është vënë vetëm për këtë punë. Në javën që vjen, kryeministri do të ketë të gjitha propozimet dhe të vendosë cfarë instrumenti do të kalojë. Qeveria për biznesin e vogël, që është mbyllur për shkak të vendimeve tona, do të ketë mbështetje".
Ministri Ahmetaj ka bërë një apel të fortë ku tha se pensionistët nuk duhet të lejohen të dalin asnjë sekondë jashtë shtëpisë. Ai tha se nënën e tij nuk e lejon të dalë fare nga shtëpi dhe se këtë duhet ta bëjnë të gjithë familjet me moshën e tretë, t'i karantinojnë në shtëpi.
' Një nga mënyrat për të luftuar këtë virus ëhstë kufizimi i moshës së tretë dhe pensionistët. Familjet nuk duhet t'i lejojnë pensionistët të dalin nga shtëpia, nuk ka rëndësi nëse janë në orar që duhet të lëvizin si deri në 13:00. Do ju luteshe që ata të mos dalin fare nga shtëpia, as një sekondë. Unë nënën time nuk e lejoj të dalë asnjë sekondë nga shtëpia. Kjo është thelbësore' tha Ahmetaj.
Në lidhje me rënien ekonomike që vjen si pasojë e pandemisë dhe mbylljes së bizneseve dhe kufijve, Ahmetaj shprehet se fatkeqësisht kjo është e pashmangshme dhe se gjatë muajit mars llogaritet një rënie prej 60-70 milionë lekë. ndërsa nëse situata precipiton në gjendje më drastike për 3 muajt e ardhshëm mund të shkojë deri në 40 miliardë lekë.
"Bizneset që kanë punë jetike janë lejuar të punojnë duke respektuar masat e sigurisë. Ne kemi variantin A për përgjysmim të rritjes ekonomike dhe vetëm për muajin mars llogaritet një rënie prej 60-70 milionë lekë. Nëse virusi tregohen më drastik dhe përhapet më shumë, atëherë për 3 muaj mund të kemi humbje prej 40 miliardë lekë. Kjo situatë është si një trup i plagosur rëndë me plagë të hapura që rrjedhin gjak pafund dhe humbin pulsin ngadalë", tha Ahmetaj.
Ministri Arben Ahmetaj tha në një lidhje live me Skype në "5 pyetje nga Babaramo" se shpallja e fatkeqësisë natyrore po diskutohet, por pavarësisht kësaj qeveria tashmë i ka marrë ato masa që kjo gjendje e fatkeqësisë natyre kushtëzon si mbyllja e kufijve, mbyllja e kufizuar e bizneseve, ngritja e task forcës nga Ministria e Shëndetësisë dhe masave të marra prej saj.
"Kjo është pandemi ku ka kapur një numër të madh shtetesh që janë në gjendje lufte me virusin, me armikun kryesor që ka ardhur i paftuar te dera dhe armikun tjetër që është rrjedhoje e pandemisë që është rënia drastike e ekonomisë që është e paevitueshme në të gjithë botën. Kjo është duke u shikuar në vazhdimësi nëse duhet të shpallet dhe kur gjendja e fatkeqësisë natyror, por pavarësisht kësaj që është një gjendje juridike, ato vendime dhe masa janë marrë të gjitha që nga urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë, ngritja e task forcës, mbyllja e kufijve, mbyllja e kufizuar e bizneseve, me përjashtim të sektorëve jetik, kufizime të tjera që përcakton fatkeqësia natyrore janë marrë tashmë", tha Ahmetaj.
O miu i wc u KOMENTU U KOMENTUA o mi wc o analfabet me kompjuter
PërgjigjuPo mos ja futni kot o njerez.., Kini besim se eshte i vetme qe ne situata grope te buxhetit te shtetit mer pergjegjesi dhe i ve gjoksin punes., Kur Ahmetaj drejtonte Financat dhe Ekonomine Borxhi Publik u ul ne nivele te pa para me pare. Me miresjellje do t'Ju kerkoja qe inatet personale te mosi ngaterojme me aftesite drejtuese te z. Ahmetaj e me gjere.., Faleminderit kush me kupton..,
PërgjigjuSurrati perfekt i kesaj qeverie.
PërgjigjuO ahmetaj o b*thq*** muti,,,jep doreheqjen mor shkerdhate….
PërgjigjuPrandaj une kurren e kurres nuk ja jap voten PS dhe pikerisht Ahmetaj
Përgjigju