Qeveria: Situata në hidrocentrale u përmirësua, por pritet mungesë reshjesh! Duhet kursim për të mos vendosur fashën 800 kwh, në nëntor u rrit konsumi

13 Dhjetor 2022, 15:36

Situata energjetike në vend është përmirësuar ndjeshëm për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin herë pas here që prej datës 19 nëntor. Por pavarësisht përmirësimit, në fundin e muajit dhjetor pritet mungesë të reshjeve të shiut, çka mund të sjellë edhe një ndryshim të situatës, prandaj qeveria bën thirrje për kursim të energjisë elektrike.