Qeveria taksë speciale prodhuesve privatë të energjisë! Shteti merr 50% të fitimit për shitjet mbi 8.5 l/kwh

19 Dhjetor 2022, 17:06

Qeveria shqiptare do të krijojë një fond të veçantë për të mbështetur qytetarët dhe bizneset në kohën e emergjencës energjetike, duke vendosur një taksim special ndaj prodhuesve privatë të energjisë elektrike. Tatimi do të jetë sa gjysma e fitimit të të ardhurave për energjinë e shitur në treg të lirë dhe pa asnjë kosto shtesë nga prodhuesit privat, mbi çmimin 8.5 lekë për kilovat/orë