Qeveria vendos, bonus vere 5 mijë lekë për pensionistët, Ibrahimaj: Përfitojnë 777 mijë qytetarë

30 Qershor, 19:02 | Përditesimi: 30 Qershor, 19:02

Rreth 777 mijë pensionistë do të marrin bonus prej 5 mijë lekësh. Vendimi është miratuar në qeveri këtë të martë dhe kostoja në buxhet parashikohet 3.7 miliardë lekë. Gjithashtu nga 1 korriku indeksohen pensionet me 2.7%.

E.H/Shqiptarja.com