QSUT 4 muaj pa Shintigrafi, mungon sërish jodi për funksionimin! Një muaj pas denoncimit të Report Tv MSH s’e siguron! Dhjetëra pacientë te privati

22 Prill, 13:48 | Përditesimi i fundit: 2024-04-22 14:40:29

Me gjithë denoncimin në Report Tv, Ministria e Shëndetësisë ende nuk e ka siguruar lëndën radioktive e cila mungon prej 4 muajsh, për të vënë në funksion aparaturën e shintigrafisë. Për pasojë, pacientët që vuajnë nga tiroidet, zemra, veshka apo probleme me kockat, nuk po e kryejnë dot ekzamimin që arrin deri në zbulimin e tumoreve. QSUT refuzoi t’i japë përgjigje kërkesës zyrtare të Report Tv ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka zgjedhur të heshtë përballë pacientëve që detyrohen të shkojnë në privat.