QSUT pa mirëmbajtje, tenderi për gjeneratorët hapet në prill! Onkologjiku, gara për akseleratorët hapet në dhjetor

3 Shkurt, 20:09 | Përditesimi: 3 Shkurt, 20:09

Pas ndërprerjes së energjisë elektrike në QSUT që nxori në pah problemet me gjeneratorët, Ministria e Shëndetësisë çel në muajin prill garën për mirëmbajtjen e tyre, edhe pse kontrata ka përfunduar që në tetor të vitit të kaluar. Garë, ministria pritet të shpallë brenda këtij viti edhe për mirëmbajtjen e akseleratorëve linearë, të domosdoshëm për trajtimin e pacientëve me kancer.

I.M/Shqiptarja.com