QSUT s’bën ndërhyrje kirurgjikale për goditjet në tru, Braçe: Kriminale, ‘Konkurrenca’ të nisë hetimet! Duhet luftuar monopoli në shërbimet spitalore

2 Gusht 2023, 14:44 | Përditesimi i fundit: 2023-08-02 16:11:49

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar hetim nga Autoriteti i Konkurrencës për tregun e shërbimeve spitalore në vend. Braçe shkruan se ‘paguaj ose vdis’ është kriminale dhe monopoli i shërbimeve spitalore duhet luftuar me çdo kusht.