Qytetarë e biznese pesimistë, bie me 2.6% besimi në ekonomi! BSH: Rënie në të gjithë sektorët

1 Mars, 20:02

Besimi në ekonomi ka rënë në shkurt me 2.6% në raport me muajin janar. Banka e Shqipërisë thotë se përveç ndërtimit, të gjithë sektorët e tjerë përfshirë edhe konsumatorët janë pesimist për të ardhmen ndikuar prej situatës ekonomike, çmimeve dhe mungesës së punonjësve.