Qytetarë të Shkodrës protestë simbolike për vrasjen e 25-vjeçarit nga polici

9 Dhjetor 2020, 00:41 | Përditesimi i fundit: 2020-12-09 01:05:35

SHKODËR - Shumë qytetarë të Shkodrës dhe aktivistë të ndryshëm kanë protestuar në mënyrë simbolike për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rashës.

Ata kanë thyer orën policore duke dalë në sheshin kryesor duke marshuar drejt pedonales në heshtje.

Qytetarët kanë përcjellë mesazhin se thyerja e orarit policor nuk mund të bëhet shkak i veprimeve ekstreme.

Marshimi është mbyllur me vendosjen e qirinjve në dyert e prefekturës si një institucion në varësi të qeverisë.

Policia pavarësisht se ka patrulluar në qytet, nuk i ka penguar qytetarët që të protestojnë.