Qytetarët e Fierit në protestë para Kadastrës: Zvarritje, kemi 30 vite që presim për të marrë certifikatën e pronësisë

17 Janar, 10:31 | Përditesimi i fundit: 2025-01-17 16:09:24

FIER- Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme pranë Kadastrës Fier, për të protestuar për procedurat zvarritëse shumëvjeçare, për tu pajisur me certifikatë pronësie. Ata pohojnë njëzëri të indinjuar se është e papranueshme që të aplikojnë , të paguajnë taksa e të sorollaten nga një institucion në tjetrin pa asnjë rezultat.