Qytetarët shmangin të nxehtin duke frekuentuar plazhin! Meteorologia: Të enjten stuhi me shi, ulen temperaturat

26 Korrik 2022, 16:13

I nxehti që ka përfshirë vendin pritet të bjerë dhe gjatë së enjtes, meteorologët parashikojnë edhe reshje shiu. Por vala e te nxehtit do të vijojë, ndonëse jo me temperatura ekstreme. I nxehti afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh vendin tonë, është bërë i papërballueshëm nga qytetarët.  Për t’u freskuar sado pak, disa kanë zgjedhur që të shkojnë në plazh, e të tjerë duke shmangur lëvizjet e duke qëndruar në shtëpi.