Qytetarët u alarmuan nga shpërthimet në kantierin e Unazës së Madhe, policia: Janë çarë gomat e betonieres që preku telin e energjisë elektrike

14 Qershor 2023, 11:55 | Përditesimi i fundit: 2023-06-14 15:08:29

Disa shpërthime janë dëgjuar gjatë paradites së sotme në kantierin e punimeve për Unazën e Re të Tiranës, në rrugën Kinostudio-Fresk. Për pasojë disa banorë janë alarmuar nga zhurmat dhe kanë dalë të trembur nga shtëpitë e tyre.