Qytetarët vijojnë të mos respektojnë masat anti-COVID! Gjobiten 908 persona në 48 orë, lëvizën pa maska e shkelën orën policore

29 Janar 2021, 15:11

TIRANË- Me kalimin e ditëve, qytetarëve sa vijnë dhe i neglizhojnë masat e marra me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, e kjo është reflektuar edhe në gjobat e vendosura nga policia.

Gjatë 48 orëve të fundit janë ndëshkuar në total 908 persona, 892 prej të cilëve pasi lëviznin pa maskë. Gjoba ndaj tyre është 3 mijë lekë, teksa janë ndëshkuar edhe biznese. Më konkretisht gjobë u është vendosur 3 administratorëve pasi në lokalin e tyre nuk zbatonin asnjë masë anti-COVID. 13 Qytetarët të tjerë janë kapur duke lëvizur pas orës policore, pa asnjë arsye të domosdoshme, për pasojë kanë marrë gjobë.