Qytetari këmbëkryq në rrugë, 'shtron sofrën' në asfalt me bukë dhe djath, uron dhe me bidon 'rakie'

29 Tetor, 18:10

Teksa dhjetëra mbështetës të opozitës bllokuan të dy krahët e rrugës Lezhë-Milot, te rrethrrotullimi i kësaj zone, pati edhe radhë të gjata mjetesh dhe disa prej tyre që zgjodhën të protestonin ndryshe.

Si ky në pamjet karshi, i cili është shtruar këmbëkryq në asfalt, ka shtruar gazetën dhe 'sofrën' me bukë e djathtë e dy shishe që duken me ujë. Por nga veprimi që kryen, duket se një prej tyre mund të jetë edhe me raki.

Teksa përshëndet dhe është duke ngrënë, tregon shishen si në formë urimi për kameran që filmonte.

    No videos found.