Qytetarit i kishte rënë bateria e makinës, Veliaj e ndihmon ta ndezë

3 Shtator 2023, 18:31 | Përditesimi i fundit: 2023-09-03 18:31:32

Një qytetar që i ishte fikur makina në zonën e Freskut është ndihmuar nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Gjatë inspektimit të rrugës së re “Rexhep Bastari” në zonën e Freskut, kryebashkiaku Erion Veliaj pa se një qytetar nuk po mundej dot të ndizte automjetin pasi i kishte rënë bateria.