Qyteti i Kukësit ngeli pa drita për shkak të një defekti, OSHEE: Situata u normalizua

3 Dhjetor 2021, 20:55

KUKËS- Për shkak të një defekti në rrjetin elektrik, qyteti i Kukësit mbeti pa energji elektrike.Ndërkohë, edhe rrethinat e Kukësit kishin mbetur në errësirë.

Me një njoftim zyrtar OSHEE bëri me dije se u bë e mundur ndërhyrja në rrjetin elektrik dhe situata është normalizuar.