Ra në 'grackën' e të infiltruarit, arrestohet kandidati i Berisha-Meta për Himarën, Fredi Beleri u kap duke blerë 8 vota për 40 mijë lekë

12 Maj 2023, 15:33 | Përditesimi i fundit: 2023-05-12 15:41:35

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, është zyrtarisht i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e 'korrupsionit aktiv në zgjedhjet', pra për blerje të voatve. Ai u ndalua nga policia mbrëmë në mesnatë, bashkë me 3 të tjerë, ndërkohë që ka qenë prej 8 majit në hetim.