Radhë e gjatë mjetesh në kufirin Kosovë-Shqipëri

8 Mars, 16:35

Pasditja e sotme shënoi një fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Vargu i gjatë i automjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës bënë që shumë qytetarë të presin 20 apo me shumë minuta për të kaluar kufirin.

Radhët e gjata të mjeteve dhe ky fluks i lartë ishte nga Shqipëria drejt Kosovës ndërsa nga Kosova drejt Shqipërisë kishte me pak automjete e qytetarë.