Radhë për naftën falas, 20 mijë aplikime, vetëm 6 mijë karta! Fermerët në Lushnje: S'kemi marrë përgjigje

7 Qershor 2023, 19:55 | Përditesimi i fundit: 2023-06-08 07:22:06

Shpërndarja e kartave për naftën falas ka krijuar radhë të gjata e tension në zyrat e bujqësisë në Lushnje. Në gjithë rajonin e jugut janë shpallur fitues 20 mijë fermere, por ministria deri më tani ka prodhuar 6 mijë karta. Të indinjuar fermerët kërkojnë naftën falas dhe shtyhen në radhë, ndërsa në zyrë gjenden vetëm 3 punonjëse që nuk përballojnë fluksin e lartë.