‘Radhë qumështi’ për regjistrimin në konvikte! Studentët presin mes turmës që në ditën e parë! Kërkojnë konvikte edhe studentët e Tiranës e privatit

20 Shtator 2023, 19:56

Studentët e mjekësisë dhe Inxhinierisë së Ndërtimit nxituan për të zënë dhoma në konvikte që në ditën e parë të nisjes së regjistrimeve, duke shënuar fluks të pazakontë në Drejtorinë e Konvikteve pranë QSUT-së. Përfaqësues të konviktit janë detyruar të hedhin në mesin e turmës fleta me numrin e radhës së pritjes, pamje që nga shumë u komentuan për ndarje të dhomave në mënyrë preferenciale.