Rakip Suli zbardh tre kallëzimet ndaj Mziut për Report Tv: Nuk mori 3 % që i takon bashkisë për lejet e ndërtimit, shkeli ligjin me thertoren dhe linjën e autobuzave

28 Janar 2021, 18:42

Kryebashkiaku i Kamës Rakip Suli ka zbardhur për ReportTv tre kallëzimet e bëra ndaj paraardhësit të tij Xhelal Mziu. Sipas Sulit Mziu dha leje ndërtimi duke mos marrë nga firmat 3 % në interes të bashkisë. Lejoi thertoren në Laknas ndërkohë që agjencia e burimeve natyrore kërkoi të mos ndërtohej. Suli zbuloi edhe një tjetër aferë të Mziut, i cili 12 ditë para se të dorëzonte postin firmosi një kontratë me urbanët edhe pse dy vite pasi u shpall fituesi i tenderit.