'Rally Albania 2021' spektakël e bukuri shqiptare! 300 të huaj mblidhen në Vlorë, sinjal pozitiv për turizmin! Pilotët: Shqipëria një vend fantastik

5 Qershor 2021, 20:28 | Përditesimi: 5 Qershor 2021, 20:28

VLORË- Këtë fundjavë (5-6 qershor) ka një arsye më shumë për të vizituar qytetin e Vlorës. Përveç plazhit dhe temperaturave perfekte, çdo qytetarë do ketë mundësi për të shijuar spektaklin e makinave sportive, "Rally Albania 2021". Një garë e vërtetë sportive që në fund do të finalizohet edhe më një fitues, por që është edhe një tregues shumë pozitiv për turizmin në vend, pas pandemisë së COVID-19. Rally Albania 2021, për të 17-in vit radhazi ka zbritur në qytetin bregdetar, ku 200 pilotë, 300 të huaj nga e gjithë Europa nga 30 shtete, do të marrin pjesë në garën e madhe. E veçanta është se këtë vit ka një pjesëmarrje të madhe edhe të vajzave, krahasuar me edicionet e kaluara. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, organizatorja e kësaj gare, Julinda Dhamo ka dhënë detajet.

"Është një garë e rëndësishme se ka sportistë, por edhe amatorë që pëlqejnë këtë sport, makinë, fuoristrada, motor fuoristrada dhe një makinë e modifikuiar SSV. Ka shumë të huaj, flitet në të gjitha gjuhët, merremi vesh me anë të shenjave, e rëndësishme është e nisëm në këtë qytet për herë të parë pas 16 vitesh dhe donim një vend kaq të madh , me kaq shumë vendparkimi. Ka djem dhe vajza jo vetëm me makinë, por edhe motor. Kërkon një përgatitje fizike. Garë, por edhe një promovuese shumë e mirë e turizmin. Fakti që kjo garë rritet çdo vit e më shumë, tregon që ka një qasje shumë të mirë te të gjithë garuesit. Garuesit vijnë dhe me pushime këtu me familjen. Është gara më e madhe në Ballkan", tha Dhamo.