Rama: Ai që punon mirë duhet të ecë përpara, jo ai që thotë ‘i kam krahët e ngrohtë’!

2 Nëntor, 15:22 | Përditesimi: 2 Nëntor, 15:22

Kryeministri Edi Rama theksoi se në administratën publike duhet të vlerësohen dhe promovohen punonjësit mbi bazën e meritës, jo të lidhjeve apo mbështetjes që mund të kenë. Sipas tij, rritja e pagave dhe përmirësimi i kushteve të punës nuk mjaftojnë nëse ata që punojnë mirë nuk kanë mundësi të përparojnë në karrierë, ndryshe nga ata që punojnë më pak, por që, siç u shpreh ai, i kanë “krahët e ngrohtë”.

 

K.C/Shqiptarja.com