Rama akuza opozitës: Bëjnë çmos të mbulojnë punët e Shqipërisë me ziftin e dëshpërimit të tyre! Do kemi lajme të mira për procesin e integrimit në BE

5 Prill, 10:25 | Përditesimi: 5 Prill, 10:25

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj opozitës dhe Partisë Demokratike ditën e sotme, teksa deklaroi se ata hedhin baltë mbi punët e qeverisë.

Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’, ku tha se punët e Shqipërisë dhe rruga e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së, janë në vijë.

Rama paralajmëroi gjithashtu se në ditët në vijim do të ketë lajme të mira për Shqipërinë, përsa i përket procesit të anëtarësimit të vendit në BE

I.M/Shqiptarja.com