Kryeministri Edi Rama tha se Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere. Ai tha se me bërjen pjesë të BE të vendeve të këtij rajoni, /tëherë edhe Evropa do të jetë më e qetë.
“BP nuk po kërkon ndere, askush nuk po kërkon nder, apo thërret për tu shpëblyer me ëmbëlsira, gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë dhe mund e djersë. Falë zotit nuk duhet gjatë, ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë po po provojmë se jemi gati, po japim rezultate. Sa i takon pjesës së konvergjencës, Evropa bëhet më e fortë nëse BP është stanjacion, atëherë Evropa bëhet më e dobët. Ta përmbyll duke iu thënë qytetarëve se nuk po ecim drejt Evropës me duart bosh, e aspak si ata që lypin lëmosha por me rezultate te arritura, reforma dhe detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në cdo hap. Do të vazhsdojmë përpara derisa BP të hyjë në BE jo si të ftuar, por si kontribues për ekonominë, të ardhmen dhe sigurisë së tij. Për sigurinë tuaj, zgjidhni një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë. Zgjidhni ballkananit, ne mund të jemi truppojat e Evropës dhe më pas do të ndihet më e qetë.”, tha Rama.


















