Rama batuta me Rrumbullakun: Këta me uniformë nuk pinë dot raki

29 Dhjetor 2023, 21:46

“E kemi diskutuar gjatë dhe krijuam këtë sistemin me kartën e dedikuar për punonjësit e policisë. Është vetëm për ushqime, dhe u kalojnë grave. Marrin ushqimet me ulje. Janë 100 mijë lekë plus në muaj nga rroga”, tha Rama, duke nënkuptuar vendimin e qeverisë për të trajtuar me pagë ushqimin e punonjësve të policisë. Familja e inspektorit i pritën sipas traditës, duke i qerasur me karamele e raki. Ndërsa Rama e mori gotën e tij, tha me shaka: “Këta me uniformë nuk mund të pinë raki”, duke iu referuar Rrumbullakut dhe Tonin Vocajt.